Ndodh në derbin e Greqisë, zëvendësimi i lojtarëve kryhet në format A4 (VIDEO)

Kushdo që ka thënë që ka parë gjithçka në futboll, është mirë ta rishikojë edhe njëherë. Ajo që ka ndodhur në një derbi në Greqi ishte me të vërtetë e veçantë.

Ditën e djeshme në ligën e tretë në Greqi luhej sfida derbi mes Panseraikos dhe Kavalës, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 3-1.

Vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr ajo që ndodhi në minutën e 63 të ndeshjes. Gjatë zëvendësimit, gjyqtari i habiti të gjithë, teksa në vend të tabelës, ngriti një fletë A4, ku tregonte numrin e lojtarit që do futej dhe atij që do të largohej. Një moment i veçantë ky, që nuk është parë në futboll, të paktën në atë profesionit.


Shtuar 9.05.2021 14:50

Tags: ,