Një situatë e pazakontë është regjistruar në një ndeshje basketbolli për femra në Mal të Zi.
Gjyqtari i ndeshjes mes Podgoricës dhe Budunonostit, Stefen Vukovi, ndërpreu ndeshjen dhe iu ul në gjunjë të dashurës së tij Viileta Lazarevi për ta propozuar.
— Out of Context Women’s Basketball (@WBBOutOfContext) April 13, 2022
Në ato momentet basketbollistja kishte fituar një faull dhe po shkonte për ta gjuajtur, por nuk mbërriti pasi arbitri u ndërpreu ndeshjen dhe i nxori unazën duke e propozuar.
Rreth tyre u mblodhën lojtaret e të dyja skuadrave duke duartrokitur dhe sigurisht Lazerevi tha “po”.