Ndeshjet me më së shumti gola në histori të kampionateve evropiane

Në 12 ndeshjet me më së shumti gola në kampionate evropiane kanë qenë të përfshira Franca, Spanja, Anglia, Gjermania dhe Portugalia.

Më së shumti gola janë shënuar në gjysmëfinalen e Euro 1960.

Ishin takuar Franca e Jugosllavia, ndërsa fitore me 5:4 kishte shënuar Jugosllavia. Kjo ishte ndeshja e hapëse e turneut inaugurues.

Ndërkohë shifra prej tetë golave është shënuar të hënën për herë të parë. Spanja fitoi 5:3 ndaj Kroacisë, pas vazhdimeve.

Nga shtatë gola janë shënuar tri herë, njofton UEFA.

Bëhet fjalë për ndeshjen e fazës grupore të Euro 2000 mes Jugosllavisë dhe Spanjës që fitoi 4:3.

Në çerekfinale të Evropianit të njëjtë, Holanda turpëroi Jugosllavinë duke e mposhtur 6:1. 5:2 ka fituar Franca ndaj Islandës, në çerekfinale të Euro 2016.

Nga gjashtë gola në ndeshje janë shënuar shtatë herë deri më tani.


Shtuar 29.06.2021 09:32