Këtë të premte, vijon protesta e 104-të në Tiranë, në kuadër të protestave të njëpasnjëshme të qytetarëve kundër qeverisë.
Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës së 103-të, e cila u zhvillua mbrëmjen e së djeshme në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Protestuesit janë mbledhur dhe kanë vijuar marshimin në bulevardet e Tiranës, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Mesazhet e protestuesve kanë qenë të fokusuara te kërkesat për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
Gjatë protestës qytetarët kanë marshuar në bulevard, ndërsa janë dëgjuar thirrje si “Dorëheqje”, “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Berishën”. Protestuesit janë ndalur edhe pranë “Air Albania”, ndërsa janë bërë thirrje për vijimin e rezistencës.
Protesta është shoqëruar gjithashtu me bllokime të disa akseve rrugore në Tiranë. Nga protesta janë bërë thirrje edhe për qytetarët që t’i bashkohen tubimit, ndërsa aktivistët kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave.
