Në Kosovë organizohen homazhe për viktimat e 11 Shtatorit

Institucionet shtetërore dhe partitë politike në Kosovë do të përkujtojnë sot personat që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, përmes homazheve pranë memorialit “Kosova kujton” në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe përfaqësues të subjekteve politike do të nderojnë viktimat pranë këtij memoriali, i vendosur në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Programi përkujtimor do të nisë në orën 09:00. Haxhiu dhe Kurti do të vendosin lule te memoriali dhe më pas do të mbajnë fjalime rasti.

Një orë më vonë, në orën 09:40, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të zhvillojë homazhe së bashku me deputetët e PDK-së.

Homazhet do të vijojnë në orën 10:00 me pjesëmarrjen e një delegacioni të Aleancës, i cili do të nderojë viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Memoriali “Kosova kujton” u ngrit për të shprehur solidaritetin dhe për të ruajtur kujtimin e viktimave të sulmeve terroriste në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.


Shtuar 11.09.2026 07:21

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisjojobet