Myrto Uzuni nuk di të ndalet, shënon sërish për Granadan

Zërat e merkatos që e çoi te ekipi legjendar i “La Ligas”, Valencia, duket se nuk e kanë ndalur shkëlqimin e Myrto Uzunit në Segunda Division por e kanë shtyrë sulmuesin beratas të kthehet në një goleador të vërtetë.

Pas supergolit nga jashtë zone që shënoi kundër Viareal fundjavën e shkuar, Uzuni është bërë sërish protagonist te Granada.

Bomberi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat duke udhëhequr listën e golashënuesve me 16 realizime.

Uzuni ishte ai që zhbllokoi sfidën ndaj Tenerife, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të të sfidës.

Talenti nga Berati është padyshim lideri i Granadës në këtë sezon, teksa me golat e tij po e ndihmon skuadrën bardhëkuqe që të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi që 27-vjeçari shënon në kampionat me Granadën, ndërsa ka munguar vetëm në 2 ndeshje, ndaj Levantes dhe Ibizës për shkak të një dëmtimi.


Shtuar 10.02.2023 21:49