Uzuni shënon sërish në La Liga (VIDEO)

Nuk pati fat të realizonte qoftë dhe një gol me Shqipërinë në këtë fushatë kualifikuesesh, por Myrto Uzuni mbetet një pikë e fortë e ekipit përfaqësues, një lojtar me shumë klas që luan në nivele shumë të larta, në La Liga.

Sulmuesi kuqezi u kthye në Spanjë, te Granada, skuadër ku vijon të jetë një pikë referimi, sulmuesi i tyre kryesor.

Pavarësisht se ekipi i tij po kalon një moment shumë të vështirë, Uzuni vijon të lë gjurmë, së fundmi gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën kundër Alaves, ku Granada pësoi një humbje të rëndë 3-1.

Në fund të ndeshjes, në minutën e 86-të, pasi Alaves po kryesonte 3-0, Granada fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Uzuni u tregua perfekt, duke shënuan golin e nderit për Granada-n. Ky ishte goli i tij i 5-të sezonal në La Liga, sigurisht shifra që tregojnë qartë potencialin e tij.


Shtuar 25.11.2023 09:40