Muriqi refuzon ofertën e ekipit të Ligue 1

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, e ka refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar klubit francez, Saint-Etienne – njofton Tuttosport.

Futbollisti i Kosovës është në kërkim të një klubi ku mund të luajë, duke qenë se nuk ka hapësira te Biancocelestët.

Klubi nga Ligue 1 ka shprehur interesim për shërbimet e tij, në përpjekje për t’i rritur gjasat për mbijetesë.

Mirëpo, Muriqi nuk ka dashur që t’i bashkohet ekipit të Saint-Etienne në afatin kalimtar të janarit.

CSKA Moska është përmendur si një prej destinacioneve më të mundshme të 27-vjeçarit, mirëpo akoma nuk ka asgjë konkrete.

Shtuar 24.01.2022 21:32