Stuhia e dëborës bllokon në Stamboll avionin “Air Albania”

Një avion i linjës ajrore “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, kompania bën me dije se çdo fluturim është bllokuar momentalisht në këtë aeroport dhe se ekipet kanë marrë masat për mirëqenien e pasagjerëve.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 24.01.2022 21:34