Mourinho për Ronaldon: Largohu nga Italia dhe më lër të qetë

Trajneri i ardhshëm i Romës bëri shaka me CR7, i cili do të jetë si kundërshtar në Serie A: “Ne vazhdojmë të themi se ai nuk është më 25 vjeç, por ai nuk ndalet së shënuari”, tha Mourinho  shkruan Albeu.com.

Ndërsa pret të fillojë aventurën e tij me Romën, JosE Mourinho i kalon ditët e tij duke studiuar ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në Euro 2020 dhe vijon me perlat e tija.

Vëmendje e veçantë për Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon. “Në ekipin portugez problemi do të lindë kur Cristiano të largohet. Tani për tani ekziston lideri, njeriu kryesor, ai që tërheq gjithë vëmendjen. Mendoj se nuk ka asnjë lojtar të vetëm në ekip që do të dëshironte të ishte në një situatë tjetër. Ata ndihen të mbrojtur nga kjo atmosferë që rrethon Cristianon dhe kjo është mirë për ekipin”, tha trajneri i Romës duke lavdëruar punën e Ronaldos te Portugalia. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2021 17:31