Baton Zabërgja po vazhdon të kalojë një edicion të shkëlqyer në elitën e futbollit të Ukrainës.
Sulmuesi kosovar ishte një nga lojtarët kryesorë të Kharkivit në triumfin 2-0 në shtëpi kundër Bukovynas, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.
Të lidhura
None found
Futbollisti dardan e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 70-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.
Për 25-vjeçarin, ky ishte realizimi i katërt në gjashtë paraqitje gjatë këtij edicioni, ndërsa në llogarinë e tij ka edhe një asistim.
Në këtë takim pati minuta edhe për Ermir Rashicën. Ai hyri në fushë në minutën e 85-të, pikërisht në vend të Zabërgjës.
Zabërgja, ndërkohë, ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës para katër ndeshjeve që “Dardanët” do t’i luajnë në kuadër të Ligës së Kombeve.
