Në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit kosovar, Malisheva do ta presë Ballkanin në një përballje ku të dyja skuadrat synojnë fitoren.
Të lidhura
None found
Ekipi vendas paraqitet në këtë takim pas triumfit të thellë 4-0 kundër Llapit në Podujevë. Në anën tjetër, mysafirët vijnë pas barazimit 0-0 me Dukagjinin në shtëpi.
Trajnerët Thomas Brdaric dhe Sami Sermaxhaj kanë zgjedhur t’i aktivizojnë nga minuta e parë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Ndeshja do të fillojë në orën 16:00.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Avdyli, Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari, Ndjigi, Ferati, Talla, Isgandarli, Uka, Ibishi.
Ballkani: Selmani, Vokrri, Jashanica, Halili, Dosso, Xhemajli, Diene, Giovanni, Ajazaj, Hamidi, Berisha.
