KF Oriku ka larguar nga drejtimi i skuadrës Sherif Idrizajn. Tekniku 48-vjeçar nuk do të jetë më në krye të ekipit të Kategorisë së Parë, vetëm tri javë pas nisjes së sezonit të ri.
Të lidhura
None found
Oriku e ka filluar kampionatin me tri humbje në po aq ndeshje, duke u mposhtur nga Korabi, Bylisi dhe Besa. Disfata 5-0 ndaj kësaj të fundit ka qenë e papranueshme për drejtuesit, të cilët morën vendimin për ndryshimin në pankinë.
Në njoftimin zyrtar, Klubi i Futbollit Oriku bëri të ditur se bashkëpunimi me Sherif Idrizajn ka përfunduar për shkak të rezultateve negative të ndeshjeve të fundit dhe humbjes së thellë përballë FK Besa.
Klubi falënderoi profesor Idrizajn për punën, përkushtimin dhe sukseset e regjistruara gjatë periudhës në drejtimin e ekipit, duke i uruar mbarësi në vazhdimin e karrierës profesionale.
Deri në përzgjedhjen e trajnerit të ri, që pritet të emërohet në ditët e ardhshme, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga zëvendëstrajneri Taulant Kuqi.
