Mourinho: Nuk e doja shitjen e De Bruyne, ai vendosi të largohet

Para shtatë viteve, mesfushori Kevin de Bruyne u largua nga Chelsea duke iu bashkuar Wolfsburgut për 21 milionë euro.

Kjo ishte një shitje, që asnjë tifozë i Chelseas nuk do dëshironte të kishte ndodhur.

18 muaj më vonë, mesfushori belg kushtonte plotë 60 milionë euro, vlerë të cilën e pagoi Manchester City.

Shumica e fajësuan trajnerin Jose Mourinho për shitjen e De Bruyne, mirëpo tekniku portugez ka zbuluar se ai ishte i impresionuar nga lojtari dhe nuk donte te largonte.

“Ai më impresionoi aq shumë sa nuk doja ta largoja huazim, doja që të qëndronte”.

“Në ndeshjen e parë të Premierligës ai ishte titullar ndaj Hull City. Në ndeshjen e dytë e zhvillonim në ‘Old Trafford’ dhe menjëherë më tha ‘dua të luajë çdo ndeshje, çdo minutë’. Ai vendosi shumë presion”.

“Nuk kishte durim, nuk mendoj që ishte plotësisht gati. Ai vendosi të largohej, donte të rikthehej në Gjermani, aty ku ishte më herët huazim dhe aty ku ishte lumtur. Ndonjëherë ne trajnerët bëjmë gabime, por unë nuk jam gabim”.

“E pashë talentin e tij të madh, por për mua ai duhej të priste. Ishte ai që vendosi të largohej”, përfundoi ai.

Ndërkohë, De Bruyne është duke shkëlqyer te City dhe për dy vite radhazi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Premierligë.

Shtuar 22.06.2021 16:13