Mirror: Pochettino favorit për stolin e Man United

Kalimi nga Paris St-Germain tek Manchester United i trajnerit Mauricio Pochettino është një nga temat kryesore sportive në shtypin anglez dhe atë francez.

Kjo meqë tabloidi britanik “Mirror” shprehet se udhëheqësit e Manchester United janë gjithnjë e më të sigurt se në verë do të emërojnë si trajner të përhershëm, Mauricio Pochettinon.

Të lidhura

None found

E një gjë e tillë po duket si mundësi reale edhe nga raportimi i portalit francez lider në publikimin e lajmeve për (Lëvizjet e futbollistëve) “Footmercato” që thotë se argjentinasi 49 vjeçar Pochettino, është lodhur nga kritikat që ka dëgjuar në kryeqytetin francez dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë me klubin përtej këtij sezoni.


Shtuar më 3.02.2022 17:14