Prej më shumë se 10 ditësh Rusia vazhdon sulmet e saj në Ukrainë, me qindra ushtarë të vdekur ka nga të dyja palët, ndërsa në Ukrainë raportohen edhe civile të vrarë, mes tyre shumë fëmijë. Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëron se nuk do të dorëzohen, ndërsa Putin shprehet se nuk tërhiqet pa iu marrë parasysh kushtet e tij dhe po shton bombardimet.
Në këto kushte kur lufta ka arritur në një pikë shumë të vështirë për popullin ukrainas, Andriy Shevchenko, i cili vazhdimisht bën apel për ndihmë, dhe për këtë i ka ardhur në ndihmë ish-klubi i tij, Milan.
Kuqezinjtë kanë vendosur në shitje një fanellë speciale me Andriy Shevchenko për të mbledhur para për njerëzit në Ukrainë. Fanella është frymëzuar nga ajo e veshur në finalen e Champions League 2002/03. Të gjitha paratë e fituara nga kjo shitje do të shkojnë për popullin ukrainas./ h.ll/albeu.com
AC Milan have launched a special jersey with Andriy Shevchenko to raise money for people in Ukraine ??
The shirt is inspired by the one worn in the 2002/03 Champions League final. pic.twitter.com/dFDj5kOLTK
— GOAL (@goal) March 11, 2022