Mihajlovic shtrohet në spital: Do të luftoj, u kërkoj tifozëve të më mbështesin sepse kam nevoj për ta

Trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, në një konferencë për mediat në mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur se leucemia që e kishte prekur mbi dy vite më parë, i është rikthyer përsëri dhe për këtë gjë, do i duhet të shtrohet sërish në spital.

“ Nga analizat e fundi që kam bërë, rezultoi se sëmundja ka filluar të përparojë përsëri. Për këtë gjë, më këshilluan të shtrohesha përsëri në spital dhe të ndjek një rrugë terapeutike që të më ndihmojë ta eliminojë.

Kjo sëmundje paska guxim për t’u përballur përsëri me mua. Kjo është rruga e jetës sime, ndonjëherë hasni vrima të papritura, do të rrëzoheni por duhet të gjeni përsëri forcën për t’u ngritur.

Shpresoj të fitoj shpejt këtë betejë dhe të rikthehem përsëri në fushë te ekipi im, pasi do të mungojë disa ndeshje.

Gjithashtu i kërkoj tifozëve të Bologna që të më mbështesin edhe mua këtë herë siç bëjnë gjithmonë me ekipin, kam nevoj për ta në kto momente. Ju premtoj që kur të rikthehem do e ngrejmë nga rreziku ekipin tonë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 13:04