Triumfi i thellë 3-0 i Argjentinës përballë Algjerisë, i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, 17 qershor, e ka rikthyer edhe një herë diskutimin mes tifozëve të futbollit për atë se kush është më i miri mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Ylli argjentinas, i njohur ndryshe si “La Pulga”, realizoi një het-trik, ndërsa tashmë pritet me interes reagimi në fushë i sulmuesit portugez 41-vjeçar.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të publikuara nga RMC Sport, në Polymarket përdoruesit e basteve po zgjedhin më shumë të vënë bast te lotët e ikonës portugeze.
Media sportive bën të ditur se, në total, 86,000 persona kanë vendosur baste që lidhen me lotët e Cristiano Ronaldos.
Duke qenë se Ronaldo shpërtheu në lot pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2022, shumëkush mendon se një episod i ngjashëm mund të përsëritet në Shtetet e Bashkuara, ku po zhvillohet aktualisht ky edicion i ri.
