Messi me statistika të frikshme në vitin 2021

Leo Messi po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Lionel Messi ka qenë briliant në vitin 2021 si për Barcelonën ashtu edhe për Argjentinën pasi ai ka shënuar 33 gola dhe 13 asiste në 36 ndeshje në të gjitha garat për të dyja skuadrat.

Kapiteni i Barcelonës ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 9 asiste me Blaugranan gjatë këtij viti kalendarik dhe ka shënuar pesë gola, si dhe katër asiste me Argjentinën.

Messi ka shënuar 23 gola në 30 paraqitje në La Liga gjatë 2021-ës dhe është njëri ndër golashënuesit më të mirë këtë sezon. Ai po ashtu ka shënuar tri gola në Copa del Rey, duke e udhëhequr Barcelonën për ta marrë këtë trofe si dhe dy gola në Ligën e Kampionëve ku Katalunasit u eliminuan nga Paris Saint-Germain në fazën e 1/8 të finales.

Kontrata e Messit me Barcelonën zyrtarisht ka përfunduar, por dy palët janë në negociata për të rinovuar menjëherë pasi të përfundojë turneu Copa America.

Shtuar 6.07.2021 12:52