Me shallin kuqezi në qafë, ja si reagoi Kurti nga stadiumi në Hamburg në momentin e golit të parë të Shqipërisë

Kroacia dhe Shqipëria u ndalën në një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro2024, pas humbjeve që pësuan në ndeshjet e para respektivisht ndaj Spanjës dhe Italisë.

Në stadiumin ku u zhvillua ndeshja në Hamburg nuk ka munguar as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit është parë duke mbajtur në qafë një shall me motivet kuqezi. Kurti po ashtu është shfaqur shumë entuziast në momentin e shënimit të golit të parë nga kombëtarja, konkretisht nga Qazim Laçi.


Shtuar 19.06.2024 20:53