Zemaj: Kurti paraqiti të njëjtin program, premtimet dhe arsyetimet mbeten të pandryshuara

Pas prezantimit të programit të mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur kritika ndaj tij.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi, Zemaj ka deklaruar se programi i Kurtit nuk dallon nga ai i mëparshmi, ndërsa të pandryshuara i ka cilësuar edhe premtimet dhe arsyetimet.

“Programi i njëjtë. Premtimet e njëjta. Dështimet e pritshme. E njëjta propagandë, të njëjtat fjalë, të njëjtat arsyetime. Por këtë herë, mashtrimi është deshifruar. VV, sot populli ju ka parë. Populli ju ka kuptuar. Populli do të gjykojë”, ka shkruar Zemaj.

LDK-ja nuk ishte pjesë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku u diskutua formimi i Qeverisë së re.

Qeveria Kurti 4 mori mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të tjera të komuniteteve joshumicë. Në votim, 62 deputetë votuan pro, 8 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.


Shtuar 13.09.2026 17:05

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis