Odegaard: Triumfi në Ligën Premier dhe rikuperimi fizik më kanë rikthyer në formën më të mirë

Martin Odegaard ka shpjeguar faktorët që kanë ndikuar në paraqitjet e tij të shkëlqyera në nisje të këtij sezoni, duke thënë se tashmë është rikuperuar plotësisht nga problemet fizike të edicionit të kaluar.

Të lidhura

None found

Kapiteni i Arsenalit ka arritur të kapërcejë dëmtimet dhe shqetësimet e vazhdueshme fizike që sezonin e kaluar e penguan të shfaqte nivelin e tij më të lartë.

Sipas mesfushorit norvegjez, suksesi i Arsenalit në Ligën Premier sezonin e kaluar ka ndikuar pozitivisht te ai dhe te skuadra, duke u dhënë më shumë siguri dhe vetëbesim.

“Sezonin e kaluar kalova shumë periudha të vështira për shkak të dëmtimeve. Për mua ishte një situatë e vështirë”, deklaroi Odegaard për “VG”.

“Jam shumë i kënaqur që po luaj dhe që ndihem mirë e në formë. Kisha disa pengesa dhe në disa raste luajta pa qenë 100 për qind, ndërsa tani ndihem vërtet mirë”.

“Në Kupën e Botës shkova në gjendje të mirë, zhvillova një turne shumë të mirë dhe atë ritëm e mora me vete edhe në këtë sezon”.

“Tani ndihemi ndryshe dhe më të fortë. Nga çdo përvojë duhet të mësosh diçka. Fitimi i Ligës Premier të jep një besim të një niveli tjetër”, përfundoi kapiteni i Arsenalit.


Shtuar 13.09.2026 15:25

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetpusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis