Cristiano Ronaldo ka dënuar publikisht sjelljen e disa mbështetësve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes së mbrëmshme, pasi nga tribunat u përsëritën vazhdimisht thirrjet “Jota, Jota, Jota”.
Të lidhura
None found
Futbollisti portugez e cilësoi të papranueshëm këtë veprim dhe kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve të futbollit në Arabinë Saudite për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme.
“Liga duhet të veprojë dhe ta ndëshkojë këtë lloj sjelljeje nga tifozët. Kjo nuk është më futboll dhe duhet të ketë kufij”, deklaroi Ronaldo.
Ai kërkoi gjithashtu masa të rrepta ndaj personave që tejkalojnë normat e sjelljes sportive.
“Njerëzit që sillen në këtë mënyrë nuk duhet të lejohen kurrë më të hyjnë në stadium”, u shpreh ylli portugez.
Reagimi i Ronaldos vjen në një periudhë kur futbolli saudit po përpiqet të forcojë imazhin e tij në skenën ndërkombëtare.
Megjithatë, incidente të tilla nga tribunat kanë rihapur diskutimin për dallimin mes rivalitetit sportiv, provokimit dhe respektit që duhet të karakterizojë ambientin e stadiumit.
