Mbappe flet për herë të parë për akuzat për përdhunim

Në një intervistë të gjatë që dha në emisionin “Clique” në Canal+, Kylian Mbappe, ka folur për herë të parë për akuzat për përdhunim që u publikuan nga shtypi suedez pas udhëtimit të tij në Stokholm në tetor.

Francezi shpjegon se “nuk ndihet i shqetësuar” sepse nuk ka marrë asgjë tjetër veç informacioneve nga shtypi.

Siç qëndrojnë gjërat tani, ai është në pritje të një thirrjeje të mundshme nga sistemi i drejtësisë suedeze, ndërsa pretendon se është befasuar nga e gjithë kjo çështje dhe nuk është i shqetësuar.

“Nuk e prisja fare, jam i habitur nga mënyra se si është shkruar. Këto janë gjëra që nuk ju ndodhin aq lehtë. Nuk mora asgjë, asnjë ftesë. Lexova njësoj si gjithë të tjerët, në shtyp, ndaj nuk jam i shqetësuar”, tha francezi.

Mbappe shpjegoi se është ende në kontakt me gruan që takoi në Suedi dhe pretendon se ajo nuk e ka akuzuar, ndonëse nuk e di se kush qëndron pas saj.

Ylli i futbollit bëri 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon në të cilat shënoi 11 gola dhe dy asistime, por përshtypja e përgjithshme është se ai nuk po luan siç pritej në fanellën e Realit.


Shtuar 9.12.2024 16:25