Rama nga Miçigani për dënimin e 4 ish-liderëve të UÇK-së: 81 vite burg janë varrosje për së gjalli, Kosova nuk e njeh veten në vendim

Gjatë takimit të zhvilluar sot me shqiptarët në Miçigan, kryeministri Rama foli edhe për vendimin e Hagës ndaj 4 ish-liderëve të UÇK-së.

Ai tha se, pavarësisht parimit se vendimet gjyqësore duhet të respektohen, dënimi me 81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK-së përbën, sipas tij, një “varrosje për së gjalli”.

Të lidhura

None found

Rama theksoi se populli i Kosovës nuk e gjen veten në një vendim të marrë në emër të tij, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka çfarë të bëjë më shumë sesa të qëndrojë pranë Kosovës.

Duke folur për demokracinë, kryeministri e përshkroi atë si një mospajtim ku nuk ka vend urrejtja, si një përballje të mbështetur te respekti dhe si një luftë ku qëllimi nuk mund të justifikojë çdo mjet. Sipas tij, ndërtimi i një shoqërie ku demokracia funksionon për të gjithë kërkon një rrugë më të gjatë, pasi liria më vete nuk është e mjaftueshme.

Rama rrëfeu se rrallëherë e kishte pasur kaq të vështirë të rendiste fjalët e një fjalimi. Ai tha se nuk mund ta anashkalonte atë që ndodhi në Hagë, por njëkohësisht nuk po gjente mënyrën për t’iu qasur atij realiteti, të cilin e krahasoi me një gur të madh e të rëndë, përballë të cilit të gjitha fjalët duken njësoj, si në një mort. Ai e cilësoi situatën si një mort për së gjalli, varrosje të njerëzve të gjallë dhe pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare.

Kryeministri iu referua edhe thirrjes që përsëritet shpesh për respektimin e vendimeve të gjykatave. Ai pranoi se këto vendime duhen respektuar dhe se shteti i së drejtës, ashtu si bota demokratike, mbështetet te respekti për to. Megjithatë, sipas tij, edhe vdekjen në heshtje mund ta pranojë vetëm ai që vdes.

Rama sqaroi se çështja nuk qëndron te mosrespektimi i vendimit, por te mënyra se si duhet kundërshtuar varrosja për së gjalli e 4 njerëzve në emër të një populli që nuk e gjen veten askund në atë vendim, të shkruar në gjuhë të huaj.

Ai përsëriti se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, por kjo nuk e pengon të refuzojë varrosjen për së gjalli të atyre 4 burrave. Sipas Ramës, respektimi i detyruar dhe i padiskutueshëm i vendimit nuk e përjashton kundërshtimin e kësaj varrosjeje si një fatalitet pa apel.


Shtuar 21.09.2026 20:02

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegel