Juventus mundi 2-0 Milanin në ndeshjen e javës së 21-të të Serisë A dhe për një moment ngjitet në vendin e katërt të renditjes, duke kaluar Lacion.
Bardhezinjtë dominojnë pjesën e parë për sa i përket posedimit të topit, por në pjesën e dytë gjejnë goditjen vendimtare.
Mbangula 59’ kujdeset për ta zhbllokuar ndeshjen, me një devijim vendimtar nga Emerson Royal, ndërsa Weah, i cili hyri në fushë si zëvendësues, u kujdes për të dyfishuar shifrat në minutën e 64-ët.
Thiago Motta rrëmben tri pikët dhe tenton të lërë pas barazimet e shumta, për Conceiçaon një hap prapa që e largon nga pozicionet që kanë rëndësi.