Materazzi optimist: Golat e pësuar gjatë miqësorëve nuk janë problem

Marco Materazzi qetëson tifozët e Interit pas golave të shumtë të pësuara gjatë ndeshjeve parasezonale.

“Problemi i shumë golave të pësuar gjatë miqësoreve të verës nuk janë problem, cilësia e lojtarëve nuk vihet në diskutim. Skriniar kaloi shumë kohë në infermieri për shkak të një dëmtimi në qershor dhe është duke e rifituar gjendjen e tij. Mbrojtja e qendrës nuk do të jetë problem kur të fillojë sezoni.”

Materazzi gjithashtu foli edhe për Lukakun në një intervistë me “Gazzetta dello Sport”.

“Ai bëri një zgjedhje, atë të kthimit, pas një viti të kaluar praktikisht në errësirë. Ai duhet të gjejë 90 minutat për të shpëtuar potencialin e tij të plotë sepse atëherë nuk do të ketë probleme. Ka shumë harmoni me Lautaron, çdo gjë do të vijë natyrshëm”, është shprehur ish-mbrojtësi legjendar zikaltër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.08.2022 10:51