Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen e parë në Nations League, teksa në stadiumin “Air Albania” do të përballet me Bjellorusinë. Takimi është programuar të nisë në orën 20:45 dhe për trajnerin Rolando Maran përbën një mundësi për të kaluar provën e parë të rëndësishme në drejtimin e kuqezinjve.
Të lidhura
None found
Para këtij dueli, tekniku italian ka përcaktuar edhe disa prej zgjedhjeve të fundit për listën e futbollistëve që do të jenë të gatshëm për të luajtur.
Sipas raportimeve mediatike, Klevi Qefalija do të jetë pjesë e grupit të Maranit dhe pritet ta nisë sfidën nga stoli. Për t’i krijuar hapësirë mesfushorit të Dinamos, trajneri ka vendosur që Luis Hasa i Frosinones ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.
Jashtë listës së aktivizimit kanë mbetur gjithashtu Sabah Kerjota, një nga afrimet e reja të trajnerit, si edhe portieri Simon Simoni. Ndërkohë, Klisman Cake nuk është i disponueshëm për shkak të dëmtimit.
