Manchester United ka gjetur një super sulmues për të zëvendësuar Ronaldon

Fituesi i Topit të Artë, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, mund të largohet nga Spanja dhe të vazhdojë karrierën në Premier Ligën angleze. Ky informacion është ndarë nga gazetarët e Yahoo Sports.

Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit 34-vjeçar, i cili është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri pas prishjes së kontratës me portugezin Cristiano Ronaldo. Djajtë e Kuq janë gati t’i ofrojnë Karimit një pagë të lartë për ta bindur atë të kalojë në Old Trafford.

Afati i marrëveshjes aktuale mes Benzemës dhe klubit “mbretëror” është llogaritur deri në fund të këtij sezoni. Që nga janari, francezi mund të negociojë me ekipet e tjera. /G.D albeu.com/

Karim Benzema: Ballon d'Or success will cap remarkable season for Real  Madrid star | CNN


Shtuar 15.12.2022 10:36