Manchester United ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Varanes

E ardhmja e qendërmbrojtësit francez Raphael Varane vazhdon të jetë ende në dyshim, nëse do të mbetet apo do të largohet nga Old Traford.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Manchester United e ka lënë në harresë të ardhmen e Raphael Varane, pasi ai ka vetëm tre muaj nga kontrata e tij.

Varane do të largohet si agjent i lirë këtë verë, nëse nuk zgjatet marrëveshja e tij ose nuk i ofrohet një kontratë e re.

Qendërmbrojtësi francez është rikthyer në 11-shen startuese pas lëndimit të Lisandro Martinez dhe ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me paraqitjet e tij.

Romano e kupton se nuk garanton se Varane do t’i ofrohet një kontratë e re.

Së fundmi, ka pasur spekulime se Man United ka propozuar të zgjasë qëndrimin e Varane. Megjithatë, sipas Fabrizio Romanos i ka rrëzuar të gjitha këto pretendime.

Djajtë e Kuq nuk i kanë ofruar atij një kontratë të re dhe nuk kanë vendosur ende të ardhmen e tij. Negociatat mes dy palëve gjithashtu nuk kanë filluar ende.

Me afrimin e fundit të sezonit, ka një mundësi në rritje që Varane të largohet falas. /Telegrafi/


Shtuar 20.03.2024 15:16