Maguire në udhëkryq, çfarë do të ndodhë me qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në histori?

Erik ten Hag, nuk u mendua dy herë kur erdhi puna për të ulur në stol Harry Maguire, kapitenin e tij, përballë Liverpoolit.

Një lëvizje që rezultatoi e goditur për holandezin, pasi dyshja e përbërë nga Varane dhe Martinez dhuroi një paraqitje fastastike.

Lajm i mirë për United, shumë i keq për Maguire. Ai vazhdon të jetë qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pasi “Djajtë e Kuq” i paguan Licesterit 87 milion euro në vitin 2019.

Gareth Southgate, tekniku i kombërares së Anglisë, preferon lojtarë që luajnë rregullisht, ndaj qendërmbrojtësi nga Sheffield duhet të marrë minuta te United, ose të gjejë një destinacion tjetër.

Dhe këtu shfaqen dëshirat e klubeve të tjera të Premier League. Sipas disa mediave britanike, si Mirror, Chelsea ka qenë i interesuar për të përforëcuar mbrojtjen e tyre.

29-vjeçari ka edhe shtatë ditë kohë para për një biletë që do ta dërgonte në një destiancion të ri dhe më pak se tre muaj deri në Kupën e Botës./albeu.com