Skuadra e Napolit arriti një fitore të vështirë në kuadër të javes së 29-të të Serie A.
Napoletanët si duket janë rikthyer rezultateve pozitive.
Fillimisht, ishte kapiteni Lorenzo Insigne i cili zhbllokoi rezultatin në min (19’), i ndjekur nga Victor Osimhen në min (22’).
Crotone arriti të shënojë menjëherë, Simy shënoi në min (25’).
Por, Mertens u përkujdes të shënojë dhe të dërgojë skuadrën e tij me qetësi në pushimin e pjesës së parë.
Belgu shënoi në min (34’). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Napolit.
Në pjesën e dytë, Crotone ishte tejet e rrzikshme.
Simy shënoi golin e dytë personal në min (48’) i ndjekur nga Messias në min (59’) i cili barazoi rezultatin në 3-3.
Heroi i ndeshjes ishte, Di Lorenzo, i cili pas një asistimi të Elmas, shënoi në min (72’) për të arkëtuar pikët e plota.
Rezultati përfundimtar, Napoli 4-3 Crotone.
Tani, Napoli mban pozitën e katërt me 56 pikë, ndërsa Crotone është në pozitën e fundit me 15 pikë.