Mbappe: Kur zbres në fushë mendoj se jam më i mirë, edhe kur përballë ishte CR7 me Messin

Kylian Mbappe padyshim është një nga futbollistët më të në mirë në botë aktualisht dhe duket se është ai njeriu i duhur për të thyer rekordet që Messi dhe Ronaldo kanë vendosur në këto vite. Francezi ka ende kohë të përmirësohet dhe të arrijë kulmin e tij, megjithatë në mendjen e tij, Mbappe e ka të qartë: Ai është futbollisti më i mirë në botë. Në një intervistë për RMC Sport, sulmuesi thekson se sa herë që zbret në fushë mendon se është më i miri, madje këtë e ka bërë edhe kur përballë ka pasur CR7 dhe Messin.

“Sa herë që futem në fushë i them vetes gjithnjë që jam më i miri dhe këtë e kam bërë edhe kur në fushë kanë qenë CR7 apo Messi. Ata janë lojtarë më të mirë se mua, kanë bërë një milliard gjëra më shumë se unë, por në mendjen time gjithmonë i them vetes se jam më i miri.

Sepse në këtë formë, nuk vendos limite dhe kërkon më të mirën nga vetja. Sigurisht, ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë këtë sepse krijohet edhe një barrier dhe nuk kuptohet në të vërtetë ego”, u shpreh Mbappe. /VipSport.al/


Shtuar 3.04.2021 16:46