Lufta nuk kursen askënd, dy futbollistë kanë humbur jetën nga sulmet në Ukrainë

Mes viktimave të konfliktit në Ukrainë janë edhe dy futbollistë të rinj.

Në një postim në Twitter, FIFPro, federata ndërkombëtare e futbollistëve profesionistë, konfirmoi vdekjen e Vitali Sapylo, 21 vjeç i cili luante për Karpaty dhe Dmytro Martynenko, 25-vjeçari i FC Hostomel.

Sapylo u vvra në një betejë afër Kievit, ndërsa Martynenko, u vra nga një bombë që ra në shtëpinë e tij ku bashkë me të edhe nena e tij, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.03.2022 19:37