Projektligji për reformën e re administrative-territoriale është miratuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, duke kaluar kështu në fazën e shqyrtimit në seancë plenare.
Drafti u votua vetëm nga mazhoranca. Tetë deputetët e Partisë Socialiste që ishin të pranishëm në mbledhje mbështetën nismën, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime.
Të lidhura
None found
Asnjë përfaqësues i opozitës nuk mori pjesë në procedurën e votimit. Opozita ka ndërprerë përfshirjen në procesin parlamentar për këtë nismë.
Pas kalimit në komision, projektligji iu përcoll menjëherë strukturave drejtuese të Kuvendit, me qëllim përfshirjen në agjendën e seancave parlamentare.
Votimi përfundimtar është parashikuar të zhvillohet në seancën plenare të së enjtes, më 8 tetor. Në këtë etapë, nisma pritet të shoqërohet me reagime nga opozita dhe grupet e interesit.
