Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka folur për debatin mbi votimin në leximin e dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas tij, partia nuk do të preket nga presionet.
Të lidhura
None found
Në një postim në rrjetet sociale, Azemi theksoi se LVV-ja mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj dhe se do të merr vendime sipas prioriteteve.
“As nuk shantazhohemi as nuk frikësohemi. Arsyeja është e thjeshtë sepse kemi qëndruar dhe qëndrojmë për parime”, ka shkruar Azemi.
Deputeti ka shtuar se Vetëvendosje ka vazhduar të mësnojë në momente kur, sipas tij, ka qenë nën presion dhe ka përballur me veprime nga institucionet shtetërore.
“Ne kemi qëndruar edhe kur me gjitha aparatet shtetërore na luftonin. E lërë më sot”, ka deklaruar deputeti i LVV-së.
Për projektligjin që përmban ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Azemi ka theksuar se disa procedura parlamentare tashmë janë përfunduar.
“Ligji mori aprovimin e Qeverisë, ligji u votua në leximin e parë. Vazhdojmë hapat tutje, jo sipas tekeve, por sipas prioriteteve”, ka shkruar ai.
Reagimin e tij e ka përfunduar me mesazhin: “VETËVENDOSJE!”.
