Prrenjas, arrestohet në flagrancë efektivi i Policisë, dyshohet se mori para për shkeljen e masës “Arrest shtëpie”

Një efektiv policie është vënë në pranga në Prrenjas, pasi dyshohet se ka përfituar një shumë parash për të favorizuar një person nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Operacioni u finalizua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Në kuadër të veprimeve hetimore u arrestua Inspektor Çlirim Torra, me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, strukturë në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd.

Të lidhura

None found

Dyshimet e ngritura nga hetimi lidhen me marrjen e një vlere monetare nga Torra, në këmbim të favorizimit të shtetasit me inicialet A.R., ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Sipas hetimeve, efektivi dyshohet se do ta ndihmonte këtë person të mos zbatonte masën e sigurisë dhe të dilte nga banesa.

Inspektor Çlirim Torra po hetohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

AMP ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet për rastet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës brenda strukturave ligjzbatuese.


Shtuar më 5.10.2026 17:06

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izle