Lojërat Olimpike/ Brazili mposht Gjermaninë me një het-trick të Richarlison

Brazili ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 4-2 në ndeshjen e grupit D të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.

Tri gola për “Selecaon” i realizoi Richarlison (7’, 22’ dhe 30’) derisa golin e katërt e realizoi Paulinho në kohën shtesë.

Për gjermanët golat i realizuan Amiri (57’) dhe Ache (83’).

Me këtë fitore, Brazili është e para në grup me 3 pikë aq sa ka edhe Bregu i Fildishtë derisa Arabia dhe Gjermania nuk kanë asnjë pikë.

Shtuar 22.07.2021 15:46