Brazili ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 4-2 në ndeshjen e grupit D të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.
Tri gola për “Selecaon” i realizoi Richarlison (7’, 22’ dhe 30’) derisa golin e katërt e realizoi Paulinho në kohën shtesë.
Për gjermanët golat i realizuan Amiri (57’) dhe Ache (83’).
Me këtë fitore, Brazili është e para në grup me 3 pikë aq sa ka edhe Bregu i Fildishtë derisa Arabia dhe Gjermania nuk kanë asnjë pikë.