Liverpooli bën gati 67 milion euro për yllin e Portos

Liverpool janë gati të bëjnë një lëvizje të madhe në merkaton e janarit.

‘Reds’ pritet të përforcojnë radhët e tyre me shërbimet e sulmuesin e Porto, Luis Diaz.

WinSportsTV bën të ditur se Liverpool janë duke punuar për të mbyllur marrëveshjen që do të fuste në lojë 67 milionë funte.

Porto do ta lirojë lojtarin 24 vjeçar në janar vetëm në rast se paguhet klauzola e tij.

Gjithsesi, nëse Liverpool presin deri në verë për të kompletuar lëvizjen, Porto mund të zbresin kërkesat e tyre deri në 42 milionë funte. 


Shtuar 28.12.2021 13:42