“Reds” fituan me rezultat 0 – 2.
Ishte Mohamed Salah që zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Trent Alexander-Arnold (20′), rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Fabinho më pas dyfishoi epërsinë me një gol të bukur (50′).
Punët për Leeds United u vështirësuan pasi Struijk u ndëshkua me të kuq, pasi bëri një ndërhyrje tejet të rrezikshme ndaj Harvey Elliott.
Ndërkohë, derisa pritej që takimi të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Sadio Mane që vulosi fitoren e Liverpoolit (90+2).
Me këtë fitore, Liverpool renditët në pozitën e tretë me 10 pikë, aq sa kanë edhe Chelsea dhe Man United, derisa Leeds renditët në pozitën e 17-të me dy pikë.