Shqipëria do të nisë një etapë të re në UEFA Nations League, ku katër përballjet e para do t’i zhvillojë kundër Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos. Me këtë të fundit, kuqezinjtë do të luajnë dy herë.
Trajneri Rolando Maran publikoi sot listën e futbollistëve të grumbulluar. Naser Aliji, i cili prej vitesh aktivizohet me Kombëtaren shqiptare, është i vetmi lojtar i thirrur nga Superiorja.
Të lidhura
None found
Pas ftesës së mbrojtësit në përfaqësuese, ka ardhur edhe reagimi i Dinamos. Klubi kryeqytetas është shprehur krenar që futbollisti i tij do të jetë pjesë e kuqezinjve për ndeshjet e Nations League.
“Naser Aliji grumbullohet nga Shqipëria. Mbrojtësi dinamovit do të jetë pjesë e grupit të Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, shkruan Dinamo.
