Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të klubit, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, argumentoi pse nevojitet një hua e re me vlerë 300 milionë euro për të përshpejtuar procesin e rinovimit të ‘Spotify Camp Nou’.
Të lidhura
None found
Laporta deklaroi se vitin e ardhshëm parashikohet të arrihet shifra prej 1.195 miliardë eurosh, duke e cilësuar përfundimin e ‘Spotify Camp Nou’ si vendimtar për rritjen. Sipas tij, projekti do të sjellë diçka të paprecedentë në historinë e Barcelonës.
Presidenti i klubit theksoi se stadiumi do të shndërrohet në epiqendrën e Barçës dhe në një burim të jashtëzakonshëm të ardhurash të mëdha. Ai shpjegoi se punimet nisën të pësonin vonesa dhe rritje kostosh nga prilli i vitit 2023 e në vazhdim.
Në kontratën e parë ishin parashikuar 800 ndërhyrje, por numri i tyre përfundoi në 3,000 mes katit të parë dhe atij të dytë.
Laporta shtoi se konfliktet e armatosura sollën shpenzime shtesë për materialet, çka ndikoi në të gjithë ecurinë e punimeve.
Ai përmendi gjithashtu kostot e qirasë, të krijuara nga pamundësia për t’u kthyer në ‘Spotify Camp Nou’ dhe nga detyrimi për t’i zhvilluar ndeshjet në Montjuic.
Sipas Laportës, klubi po kërkon aktualisht miratimin për ta përditësuar financimin e Espai Barça me 300 milionë euro. Ai sqaroi se kjo shumë nuk prek as llogaritë e klubit dhe as politikën sportive, pasi do të përdoret për përfundimin e ‘Spotify Camp Nou’ dhe për përshpejtimin e krijimit të të ardhurave.
