Liverpool nuk e ve në diskutim fitoren (VIDEO)

Liverpool ka fituar pak më parë ndaj Shrewsbury me rezultatin 4-1.

Serinë e golave e hapën miqtë duke befasuar portierin e Liverpool-it në minutën e 27-të me anë të Udoh.

Nuk zgjati shumë dhe Gordon barazon rezultatin në minutën e 34-të. Liverpool nuk mjaftohej me një barazim në pjesën e parë kështu që Fabinho shënon golin e avantazhit në minutën e 44-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë Firmino trefishon rezultatin në minutën e 78-të. Vulën ndeshjes ia vendosi përsëri Fabinho në minutën e 93-të duke shënuar golin e katërt.

Liverpool kualifikohet lehtësisht në fazën tjetër të FA CUP./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 16:53