Liverpool ka bërë detyrën në grupin A teksa ka mposhtur 2-0 Rangers me golat eAlexander-Arnold dhe Salah.
Kjo fitore e mban Liverpool në vendin e 2, 3 më pak se Napoli kryesues. Këtë të fundit në po të njëjtin grup shkaterruan 1-6 Ajax duke blinduar grupin me 9 pikë pas 3 ndeshjve.
Sa i përket golave, për italianët realizuan 2 herë Raspadori, Di Lorenzo, Zielinski, Kvaratskhelia dhe Simeone. Ndërsa golin e nderit për Ajax e realizoi Kudus, shkruan albeu.com.
Në grupin B Atl Madrid është befasuar 2-0 nga Club Brugge. Kjo humbje i zbret spanjollët në vendin e fundit me vetëm 3 pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Porto ka mposhtur 2-0 Leverkusen duke u ngjitue në vendin e 2.
Shiko golat e ndeshjes Club Brugge-Atl Madrid
Ndërkohë, në Grupin D Tottenham ka barazuar pa gola ndaj Frankfurt duke mbetur në vendin e 2. /G.D albeu.com/