Klubi gjerman, Bayern Munich ka filluar ta ndjekë në rrjetin social Instagram, sulmuesin argjentinas të Inter Miamit, Lionel Messin.
Argjentinasi është tani lojtari i parë i ndjekur nga bavarezët që nuk ka luajtur kurrë për ta, pasi ata nuk ndjekin ndonjë lojtar tjetër të madh që nuk ka lidhje me ta.
Të lidhura
None found
Por pse i dhanë një ndjekje yllit argjentinas?
Deri te ndjekja thuhet se kanë ardhur pas reagimit të Messit në rrjetet sociale, pas vdekjes së legjendës së Bayernit, Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë të martën. Ndoshta e kanë respektuar shumë për këtë gjest.
Messi aktualisht është duke shijuar pushimet e tij në Miami. Ai do të kthehet në aksion me skuadrën e tij të MLS më 13 janar.
Një transferim i përkohshëm disamujor thuhet se nuk është në kartat e yllit argjentinas. /Telegrafi/
? ?? Bayern Munich have started following Leo Messi on Instagram
Messi is the only footballer they follow that hasn’t played for them. pic.twitter.com/EdxEZCbjlA
— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) January 9, 2024
