Lewandowski pret “OK” të Bayernit në Mallorca

Robert Lewandowski po jeton verën më të ndërlikuar të karrierës së tij sportive. Në fund të sezonit 2021/22, sulmuesi polak mori vendimin të largohej nga Bayern Munich pas tetë vitesh në Allianz Arena për t’u bërë lider i projektit të Xavi Hernandez te FBarcelona.

Që atëherë, sulmuesi ka ushtruar shumë presion që zbarkimi i tij në Camp Nou të bëhet realitet këtë verë.

Për momentin, drejtuesit bavarez nuk kanë vënë asnjë lloj lehtësie në negociatat me drejtuesit Barcelonës. Bisedimet pritet të jenë të gjata dhe të komplikuara.

Lewandowski ndodhet në Mallorca, duke shijuar pushimet e tij së bashku me nënkampionen e botës së karatesë, Anna Lewandowska, bashkëshorten e tij.

SPORT ka pasur akses në disa foto ekskluzive të çiftit  në një restorant të njohur pranë plazhit ku kanë ngrënë, kanë bërë foto dhe kanë ndjekur me mirësjellje të gjithë fansat që iu afruan. Ata shijuan pamje të mira dhe mundën të kalonin një kohë relaksuese.

Robert Lewandowski e ka të qartë se dëshiron të vazhdojë karrierën në Camp Nou , por është e qartë se situata nuk është e këndshme për të. Bayern nuk po ia lehtëson largimin dhe deklaratat publike të drejtuesve të tij kanë krijuar një klimë të pakëndshme tensioni në Mynih. /albeu.com/

Turne në fazën 1

Turne në fazën 1

Turne në fazën 1

Turne në fazën 1

Turne në fazën 1

 

Shtuar 29.06.2022 17:33