Fernando Alonso do të garojë për Aston Martin nga sezoni 2023 i Formula 1, duke iu bashkuar ekipit si zëvendësues i Sebastian Vettel.
Një lëvizje suprizuese që u konfitmua të hënën në mëngjes, ku Aston Martin lajmëron se Alonso ka nëshkruar një marrëveshje disavjeçare për ta garuar për ta.
Dy herë kampioni i botës, i cili mbushi 41 vjeç javën e kaluar, do të plotësojë pozicionin e fituesit të shumëfishtë të titullit Vettel pasi gjermani konfirmoi tërheqjen e tij./albeu.com