L’Equipe: PSG shumë pranë transferimit të Fabian Ruiz

Është një shkëndijë që ka lindur mes PSG dhe lojtarit të Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas “L’Equipe”, ylli i Napolit i ka thënë po klubit francez, i cili u rikthye në skenë për të mposhtur konkurrencën për lojtarin spanjoll. Lojtarit i skadon kontrata në qershor 2023 dhe ka refuzuar të gjitha propozimet për rinovim.

Tani PSG duhet të merret me Napolin. Klubi i De Laurentiis vlerëson Fabian Ruiz rreth 30 milionë euro, francezët kanë përgatitur një ofertë prej 25 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset./ h.ll/albeu.com

Shtuar 8.08.2022 15:36