Lëndohet Cristiano Ronaldo, dështon turneu i Al-Nassr në Kinë

Turneu i klubit saudit, Al-Nassr në Kinë ka dështuar shkaku i lëndimit të yllit të tyre kryesor, Cristiano Ronaldo.

Al Nassr, i udhëhequr nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka mbërritur në Kinë para disa ditësh për të marrë pjesë në një turne miqësor të planifikuar për këtë janar.

Skuadra saudite do të përballet me Shangain në ndeshjen e tyre të parë më 24 janar, e ndjekur nga një tjetër lojë kundër Zhejiang më 28 janar.

Megjithatë, ky turne me dy ndeshje miqësore ka dështuar tashmë, shkaku i lëndimit të Ronaldos.

Është vet sulmuesi 39-vjeçar portugez, i cili ka konfirmuar se nuk do të mund të luajë shkaku i lëndimit.

“Dua t’u kërkoj falje tifozëve kinezë, e di që të gjithë duhet të jenë të trishtuar sepse edhe unë jam i trishtuar”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Siç e dini, në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrolloni, dhe gjithashtu unë jam një lojtar që nuk pëson shpesh lëndime edhe pse kam luajtur për 22 vjet”, përfundoi portugezi.

Disa minuta më vonë ishte edhe faqja zyrtare e Al Nassr, e cila konfirmoi një gjë të tillë. /Telegrafi/


Shtuar 23.01.2024 15:46